Tahiri: Sulmet ndaj gazetarëve në veri shpërfaqin dobësi dhe brishtësi institucionale
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se sulmet ndaj gazetarëve në veri të vendit janë të sinkronizuara nga Serbia.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai po ashtu shprehet se sulmet ndaj medias shpërfaqin dobësi dhe brishtësi institucionale.
“Të lihen të pambrojtur nga kriminelët, përpos se tolerim i nëpërkëmbjes së parimeve dhe vlerave universale njerëzore, shpërfaq njëkohësisht dobësi dhe brishtësi institucionale”, shkroi Tahiri.
