Halimi: Nuk u mjaftoi kapja e RTK-së, tash edhe frikësimi i mediave deri në mbylljen e tyre

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë që një pushtet që u vihet pas mediave, shkon drejt diktaturës.

Halimi e akuzoi qeverinë për kapje të Radiotelevizionit të Kosovës, dhe për synime të frikësimit të mediave të tjera deri në mbylljen e tyre.

“Një pushtet politik që ia mësynë mediave është në rrugën drejt diktaturës”, ka shkruar Halimi.

“Kapja e RTK-së si servis publik nuk i mjaftoi, tani synimi i këtij pushteti është frikësimi i mediave e në një fazë tjetër edhe mbyllja e tyre”.

Go to TOP