40 ditë burg për ish-ushtarin e UÇK-së që u arrestua në Tiranë me urdhër të Speciales
40 ditë masë burgimi i janë caktuar nga Gjykata e Tiranës, ish-ushtarit të UÇK-së, Dritan Goxhajt.
Ai u arrestua dy ditë më parë nga Policia e Tiranës nën akuzat për intimidim të dëshmitarëve nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.
Lidhur me akuzat e ngritura që ngarkojnë ish-ushtarin e UÇK-së, autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacione shtesë edhe nga Prokuroria në Kosovë.
Derisa vet i dyshuari pretendon se nuk ka bërë asgjë të paligjshme përveç disa shkrimeve në rrjete sociale.
