25 vjetori i Çlirimit, nënkryetarja e PE-së: Shpresoj që shpejt ta mirëpres Kosovën në BE

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Pina Picierno, kujtuar 25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës, ndërsa ka uruar që vendi të bëhet shpejtë pjesë e Bashkimit Evropian.

Në një postim në platformën X, Picierno shkroi: “Kosova sot feston 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit, e cila rastis me përvjetorin e përfundimit të konfliktit pas tërheqjes së forcave serbe të Sllobodan Millosheviqit dhe ardhjes së trupave të KFOR-it, forca paqeruajtëse e NATO-s”.

“Shpresoj që shpejt të jem në gjendje ta mirëpres Kosovën në familjen e madhe të Bashkimit Evropian”, përfundoi nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Pina Picierno.

Go to TOP