24 orë Drenasi pa ujë
Drenasi për 24 orë nuk ka pasur furnizim me ujë. Banorët janë ankuar, gjithashtu edhe komunarët e këta të fundit thonë se problemi me furnizim të ujit të pijes është i kamotshëm duke kritikuar ujësjellësin rajonal “Prishtina”.
Nga kompania rajonale thonë se ujë nuk ka pasur në Drenas për shkak të defekteve me energjinë elektrike në Bivolak, e që gjendja do të stabilizohet gjatë ditës.
Banorët që po përballen me këtë problem, thonë se po detyrohen të shkojnë nëpër fshatra për t’u furnizuar me ujë të pijshëm, dhe sipas tyre, reduktimet janë të shpeshta.
Komuna e Drenasit ka kontaktuar me Kompaninë e Ujësjellësit “Prishtina”, njësia në Drenas, lidhur me mungesën e ujit dhe nga ta kanë marrë përgjigje se arsyeja e mungesës për ujë të pijshëm, është djegia e transformatorit të energjisë elektrike në Bivolak.
Sipas zyrës për informim, kjo nuk është hera e parë, sidomos gjatë sezonit veror, që Drenasi me vendbanime mbetet pa ujë të pijshëm e me reduktime të ashpra, por nga njësia e ujësjellësit në Drenas, bashkëpunimi mes komunës dhe ujësjellësit nuk është në nivelin e mirë, madje edhe përgjigjet kur marrim nga ana e tyre për këtë problem të ngritur nga ana e qytetarëve, mungojnë arsyet e reduktimeve dhe nuk japin sqarimet e nevojshme.
Ndërsa zyrtarja për informim në ujësjellës, në një përgjigje me shkrim Arjeta Mjeku ka thënë se mungesa me ujë ishte jo si shkak i reduktimit të furnizimit nga ana e tyre, por arsyeja ka qenë ndërprerja e energjisë elektrike në Bivolak dhe ka qenë e pamundur të kenë prodhim.

