Policia deklarohet rreth dyshimit për bombë në Prishtinë: Një person telefoni vetë dhe tha se ka vendosur mjete shpërthyese
Policia e Kosovës ka thënë se rreth orës 14:00 minuta ka pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.
Kështu ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka thënë Ahmeti.
Kosova.info më herët ka raportuar lidhur me dyshimet për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë.