2 mijë e 6 vaksina u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

2 mijë e 6 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas kësaj ministrie, numri i vaksinave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 661 mijë e 24.

876 mijë e 256 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.006 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.661.024 doza të vaksinës. Deri më sot 779.012 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.983 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, është bërë e ditur nga MSH.

Go to TOP