Show Biz

Leonora Jakupi pranon mirënjohjen “Nderi i mërgatës shqiptare”

Prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore, dhe e tillë vazhdon të jetë akoma.

Këngëtarja e mirënjohur, Leonora Jakupi, njihet për hitet e projekte të shumta muzikore, të cilat nuk kanë kaluar pa u vlerësuar.

Një vlerësim për kontributin e saj në muzikë, ka ardhur edhe nga diaspora shqiptare, të cilët e kanë nderuar me një certifikatë mirënjohje.

Foto: Leonora Jakupi/Instagram

Këngëtarja nga Drenica ka ndarë me ndjekësit në Instagram mirënjohjen “Nder i mërgatës shqiptare”, që iu dhurua nga shoqata “Nënë Tereza”, në Namur të Belgjikës.

Kjo certifikatë iu dhuruar asaj pikërisht për festën e 28 nëntorit, ku këngëtarja mbajti po ashtu edhe një koncert atje.

Foto: Leonora Jakupi/InstaStory

Ndërkohë, kujtojmë që Leonora është drejt finalizimit të një projekt të ri muzikor, që pritet të publikohet shumë shpejt.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort