SHËNDETËSIA

Pastroni gurët nga veshkat tuaja për 10 ditë vetëm me një përbërës

Thuhet se 1 në 20 persona do të zhvillojë gurë në veshka në një moment të caktuar të jetës së tij. A jeni ju një prej tyre? Do ta kuptoni nëse i keni ato për shkak të fillimit të papritur të një dhimbjeje torturuese në anën e majtë ose të djathtë. Mund të përjetoni edhe të përziera ose të vjella. Një analizë e urinës–fizike dhe kimike–do të zbulojë nëse ka gjak të pranishëm në urinë.

Zakonisht, gurët në veshka dalin vetë nga trakti urinar brenda 48 orëve. Pirja e shumë lëngjeve lehtëson eliminimin e gurëve në veshka. Një mjek gjithashtu do t’ju përshkruajë edhe qetësues sepse procesi i eliminimit të atyre formacioneve kristalore mund të jetë vërtet i dhimbshëm.

Për gurët e veshkave që janë shumë të mëdhenj për të kaluar vetë nëpër traktin urinar, mund të kryhet një procedurë e quajtur litotripsi. Ajo është një makineri që mund t’i thyejë gurët nga jashtë trupit me anë të parimit të valëve-shok të përqëndruara (pulse të shkurtra të valëve) duke i lejuar ata më pas të kalojnë në traktin urinar.

Gjithashtu, ka edhe disa medikamente në kushte shtëpie për shpërbërjen e gurëve në veshka në mënyrë natyrale. Disa prej tyre funksionojnë shumë mirë, disa të tjera nuk arrijnë rezultatet e dëshiruara, por shumë njerëz betohen për një zgjidhje të veçantë që shpëton nga gurët në veshka. Është aq efektiv sa mund t’i largojë ato formacione vetëm për 10 ditë. Dhe e kemi fjalën për melin.

Meli njihet si ushqimi kryesor i zogjve, megjithatë ky lloj drithi nuk është i përshtatshëm vetëm për ta. Është gjithashtu i shkëlqyer edhe për konsum nga ana e njerëzve sepse përmban plot minerale si bakri, fosfori, magnezi dhe mangani. Është i pasur me fibra gjithashtu.

Ekspertët pohojnë se përfshirja e melit në dietë mund të ofrojë disa përfitime si:

Ulja e presionit të gjakut dhe rreziku i sulmit në zemër

Shfaq më shumë
//nessainy.net/4/3473483