200 mijë kilogramë fishekzjarrë hynë në Kosovë

Sivjet ka rritje të importit të fishekzjarrëve, për dallim nga viti i kaluar.
Këtë e ka thënë në “Sytë 7”, zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci.

Sipas tij, sivjet në Kosovë, kanë hyrë rreth 200 mijë kilogramë fishekzjarre, ndërsa në vitin e kaluar ishin 180 mijë kilogram, ku ishte edhe krizë pandemike.

Stavileci, ka shtuar se para rreth 10 vitesh, importi i fishekzjarrëve ka kaluar 1 milion kilogram, por që në vazhdimësi është në rënie, përveç vitit të sivjetmë.

Go to TOP