Vdesin shtatë migrantë, pas aksidentit të një veture në Hungari

Shtatë persona vdiqën e katër u lënduan pasi një veturë me targa serbe, në të cilën ndodheshin refugjatë e migrantë, u përplas në një shtëpi në Hungari.

Aksidenti ndodhi më 13 dhjetor, pasi ngasësi refuzoi të ndalet për kontrolle rutinore, njoftoi policia.

Ngasësi dalloi që policia është duke kontrolluar veturat në fshatin, Morahalom afër kufirit me Serbinë dhe tentoi të shmang patrullën, njoftoi policia, raporton agjencia Reuters.

Vetura në të cilën ndodheshin 10 persona, u nis në drejtim të qytetit Segedin dhe si pasojë e shpejtësisë së madhe, goditi shtëpinë dhe u rrotullua.

Policia njoftoi se ngasësi, i cili po ashtu u lëndua në aksident, u arrestua dhe ndaj tij do të fillojnë procedurat penale.

Ai pritet të akuzohet për tregti me qenie njerëzore dhe shkaktim të aksidentit me fatalitet.

Go to TOP