Zhbllokohet rruga Prizren-Prevallë, ministria ka një apel për shoferët

Dje si pasojë e shembjes së dheut, u bllokua rruga Prizren – Prevallë, mirëpo sot kjo rrugë është zhbllokuar, shkruan Kosova.info.

Kështu ka njoftuar Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infratrukturës.

Ju informojmë se në rrugën Prizren – Prevallë, në kilometrin e gjashtë ku pati rrëshqitje të materialit erodues nga masivi shkëmbor në pjesën e sipërme të saj, dhe për pasojë bllokimin e kësaj rruge që nga mbrëmë pas ores 18.00 e deri me tani është bërë zhbllokimi i këtij aksi rrugor dhe trafiku mund te zhvillohet sikurse më parë.“,thuhet në njoftimin e ministrisë.

Po ashtu nga ministria bëjnë thirrje ndaj vozitësve që të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë rrugë.

Bazuar në konfiguracionin e terrenit ku shtrihet kjo rrugë, bëjmë thirrje tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në të gjithë gjatësinë e saj, pra nga Prizreni deri në Prevallë. Kujdes duhet të bëhet nga ndonjë ramje eventuale e gurëve“.


Go to TOP