U tha se u përfshi në një përleshje, reagon Don Xhoni

Gjatë ditës së djeshme nëpër rrjete sociale qarkulloi një video e reperit Xhonat Isufi i njohur me nofkën “Don Xhon”, ku shkruhej se kishte ndodhur një incident në mes tij dhe disa personave në një event muzikor në Bruksel të Belgjikës.

Lidhur me këtë ngjarje, përmes një shkrimi në rrjetin social “Instagram” ka reaguar vetë reperi, duke sqaruar të gjithë ngjarjen dhe duke thënë se nuk ka qenë e vërtetë se është larguar me forcë nga sigurimi, pasi që ai nuk ka qenë i përfshirë në këtë mosmarrëveshje.

“Sqarim, sot në portale po qarkullon një video, ku e vërteta është se menaxheri Besart Muqolli dhe organizatori i mbrëmjes më kanë larguar në drejtim të dhomës së artistëve. Pasi unë kam tentuar t’i qetësoj disa pjesëtarë të stafit tim në një mosmarrëveshje që kishin dhe në atë rast më kanë larguar menaxheri dhe organizatori duke menduar se po hy edhe unë në atë mos marrëveshje”, ka shkruar Don Xhoni.

Po ashtu, ai i ka bashkangjitur shkrimit edhe një fotografi ku shihet ai së bashku me menaxherin e tij.

“Në foto/video shihet menaxheri im (i rrumbullakosur në foto) së bashku me organizatorin që më largojnë në drejtim të dhomës që të mos përfshihem fare në atë rast.

Go to TOP