Ousmane Dembele ka marrëveshje verbale me PSG

PSG mund të jetë destinacioni i radhës për yllin francez të Barcelonës, Ousmane Dembele.

Dembele lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona qysh nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, kur negociatat për rinovim kontrate dështuan.

Anësori ishte afër largimit edhe gjatë merkatos së janarit, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Ai po rigjen formën e tij dhe thuhet se mund të vazhdojë te Barca nën urdhrat e Xavi Hernandez, por, në anën tjetër, ka raportime që thonë se ai ka marrëveshje me një tjetër skuadër.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Ousmane Dembele ka një marrëveshje verbale me skuadrën e PSG.

Kontrata aktuale e Dembele skadon në fund të këtij sezoni dhe ai është i lirë të diskutojë me secilën skuadër, në secilën kohë.

Mbetet të shihet nëse planet e Xavi për francezin do ta bindin atë që të vazhdojë në ‘Camp Nou’, ose nëse lojtari do t’i përmbahet marrëveshjes së aluduar me PSG. 

Go to TOP