‘Thash ta ndërroj numrin po s’paska nevojë’, vazhdojnë postimet me humor të Ahmetit

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti me një dozë humori ka thënë se nuk po shqetësohet nga askush tanimë kur është larguar nga pozita që mbante.

Ai përmes një shkrimi në ‘Twitter’, tha se nuk e paska të nevojshme as ndërrimin e numrit pasi askush nuk po e telefonon.

‘’Thash ta ndërroj numrin po spaska nevojë- nuk po thirr kush’’, ishin fjalët e Ahmetit.

Ahmeti ka përfunduar mandatin e dytë si kryetar i Prishtinës.

Ai udhëhoqi për tetë vite me Prishtinën derisa nuk kandidoi për mandatin e tretë, për t’i lënë vendin, Përparim Ramës, kandidat ky nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Go to TOP