Termkolli: Ballkani i Hapur është thikë pas shpine për Kosovën

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Termkolli, ka thënë se Ballakani i Hapur është thikë pas shpine për Kosovën dhe gjithë shqiptarët.

Ajo ka thënë se do ta kundërshtojnë në vazhdimësi këtë pakt me gjithë fuqinë.

Sipas saj, Ballkani i Hapur do të thotë një Jogusllavi e re.

“është kalaja Kosovë dhe janë shqiptarët në Shqipëri e kudo që janë. Vuçiqi është ndër kritikuesit më të mëdhenj të Millosheviqit, e kritikon pse nuk i shfarosi shqiptarët të gjithë në mënyrë që ta marrë Kosovën. Ne nuk do ta pranojmë Ballkanin e Hapur. Edi Rama sot dhe nesër duhet të shpallë nul këtë pakt sepse shqiptarët nuk e durojnë këtë pakt. Ne shqiptarët kemi një pakt dhe një lidhje me SHBA-në dhe Evropën”, ka thënë ajo.

Go to TOP