Tensione pranë tubimit të Kurtit në Skënderaj, intervenon Policia

Me brohoritje “Thaçi – Thaçi” dhe “Albin hajni” është pritur kryeministri Kurti në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj.

Kurti u prit me brohoritje të ndryshme në sheshin e këtij qyteti, ndërkaq pati edhe hedhje të mjeteve piroteknike në drejtim të vendit ku po mbahej tubimi i Vetëvendosjes.

Për mbërritjen e Kurtit në tubim u përdoren çadra për t’u mbrojtur, kurse policia thuhet se ka përdorur edhe sprej për ta larguar turmën.

Gjithashtu raportohet se gjate tubimit ka pasur edhe gjuajtje me gurë.


Go to TOP