Suspendimi i policit që kritikoi deputetët, reagon Daut Haradinaj

Daut Haradinaj ka reaguar për suspendimin e policit Amir Hoxha, vetëm pse ky i fundit shkroi një status ku kritikon deputetët për shpenzimet për karburante.

Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka thënë se suspendimi i Hoxhës është një veprim i nxituar.

Ai ka bërë thirrje që polici Hoxha të rikthehet në vendin e punës.

Postimi i plotë:

Veprim i nxituar suspendimi i Amir Hoxhës, i cili edhe me ligj ka për detyrë hetimin e shpërdorimit të të mirave publike.

Ftoj organet kompetente për rishikim të vendimit dhe rikthimin e Amirit në vendin e punës!

Përkundrazi, ai duhet të njihet si Hero pasi që para pak ditësh arriti ta shpëtojë jetën e një qytetari.

Go to TOP