Shefi i Zyrës së BE-së mirëpret aksionin e policisë në Karaçevë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovën, Tomas Szunyog, ka mirëpritur aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës kundër bixhozit dhe veprimtarive të tjera të jashtëligjshme në Karaçevë.

Në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar se angazhimi për sundimin e ligjit është vendimtar për perspektivën evropiane.

“Inkurajuese për të parë veprimet e policisë dhe prokurorisë për të luftuar krimin e organizuar në Karaçevë sot. Angazhimi për sundimin e ligjit është vendimtar për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe perspektivën evropiane”, shkroi Szunyog.

Ndryshe, gjatë operacionit janë arrestuar dy persona, po ashtu janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 96 aparate të lojërave të fatit, 4 shtëpiza kompjuterike, 3 llaptop, 3 monitorë, dy televizione që janë përdorur për lojëra të fatit, një pistoletë e llojit Ekol special 99 së bashku me 17 fishekë, një gjenerator si dhe një shumë e konsiderueshme e parave.

Go to TOP