Shahini: Qeveria shqiptare model i luftës kundër krizës ekonomike globale

AKB dhe Ministria e Sipërmarrjeve Shtetërore Shqipërisë organizojnë panairin e parë të motomotives ku mblodhi shumë biznese kombëtare të shumë shtete ballkanik për ti promovuar produktet e tyre të sektorit automobilistik dhe automotive.

Agim Shahini, kryetar i AKB-ës tha se, qeveria shqiptare është bërë model i luftimit të krizës globale dhe këtë model duhet ta ndjekin edhe qeveritë e shteteve tjera.

“Si mundësi e mirë për investimeve të bizneseve anë e mbanë ballkanik, por edhe Ministria e Sipërmarrjeve Shtetërore ka luajt një rol të veçantë me iniciativat dhe mbështetjen e gjitha bizneseve pa dallim. AKB dhe Dhoma Kombëtare e Tregtisë do të jetë gjithmonë bashkë në çdo iniciative dhe promovim të bizneseve Kombëtare dhe Ndërkombëtare”, tha Shahini.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke përshëndetur pjesëmarrësit tha se “Motomotiva” është një industri e veçantë.

“Jam i lumtur që këtu ministria e Sipërmarrësve Shtetërore dhe Infrastrukturës po e realizojnë këtë panair duke i mbledhur bizneseve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Gjermania , Italia, USA dhe shtete tjera”, tha kryeministri Rama.

Edona Bilalli, Ministre e Shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjeve tha se kemi bashkëpunuar më shumë biznese më një periudhë gjashtë muaj për të realizuar këtë panair i cili është model nga ShBA.

“Sot kjo industri është një sektor i rëndësishëm në Shqipëri dhe trojet shqiptare, ne sot kemi mbledhur shumë biznese dhe përfaqësues bizneseve në këtë vend duke pasur mbështetjen pa rezerve të kryeministrit Edi Rama”, tha Bilalli. /Kosova.info/

Go to TOP