“Rama e ka frikë Bashën”/ Spartak Ngjela zbulon çfarë fshihet pas bashkimit të Berishës me LSI-në dhe lëvizjen që po planifikon kryeministri

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar sot në emisionin ‘Breaking’ procesin e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Teksa është shprehur se Meta e meriton këtë shkarkim, Ngjela ka komentuar gjithashtu edhe zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit për disa bashki në vend.

Ngjela ka “zbuluar” gjithashtu edhe marrëveshjet e fshehta të bëra mes Berishës dhe LSI-së në funksion të qëllimit të ish-kryeministrit.

“Berisha nuk e ka bashkimin me LSI-në në funksion të fitores por do të përçaj PD. Një veprim i tillë bëhet për të parë nëse Basha hyn në zgjedhje. Dhe nëse ai nuk hynë në zgjedhje do të shohim se cilat do të jenë veprimet e tjera politike. Zgjedhje të lira nuk ka në Shqipëri. Rama e ka frikë Bashën dhe mund të ketë një koalicion të heshtur mes Metës, Ramës dhe Berishës që do sfumojnë Bashën. Nuk mendoj se “trekëndëshi i Bermudës” mund të jetë shpikje e tij. Basha e ka dëgjuar diku tjetër këtë gjë”.- tha Ngjela.

Go to TOP