Mozzik lanson albumin e tij të ri “Lambozziki”
Mozzik kohë më parë pati paralajmëruar se është duke punuar rreth një albumi të ri.
Në mesnatën e 14 shkurtit ai tashmë ka publikuar albumin e tij më të ri.
Ky album mban titullin “Lambozziki”, dhe ka gjithsej 14 këngë të realizuara.
Përveq këngëve të realizuara, Mozzik ka realizuar edhe një videoklip të këngëve “Patrolla & Kriminel”.
Në mesin e këngëve të albumit reperi ka përfshirë edhe tri bashkëpunimet e tij, me Noizyn, Elvanën dhe vëllaun e tij Getinjon.
Mozzik është njëri ndër reperët më të suksesshëm shqiptar.

