Secila lagje më me tepër prani të qenve endacakë, kjo është gjendja në rrugën “Bajram Bahtiri”
Frika nga sulmet e qenve endacakë ka bërë që shpesh herë fëmijët të frikësohen edhe gjatë rrugës për në shkollë.
Përpos kësaj, shumë prej tyre janë sulmuar e disa nga ta kanë përfunduar edhe me lëndime mjaftë të rënda.
Si pasojë e sulmeve nga qentë endacakë në spital përfunduan edhe të rritur, të cilët u përballën me ta rrugëve të Prishtinës.
Zgjidhja e problemit të qenve endacakë po vazhdon të mbetet premtim, kurse këta të fundit vazhdojnë të qarkullojnë lirshëm rrugëve të kryeqytetit pa asnjë lloj pengese.
Një gjë e tillë është vërejtur edhe mëngjesin e sotëm, në rrugën “Bajram Bahtiri”, saktësisht tek Medreseja.