Shefi i OKB-së “thellësisht i tronditur” nga pamjet e trupave të pajetë në Buça

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se është “thellësisht i tronditur” nga pamjet e varrezave masive në Buça, pranë kryeqytetit ukrainas.

Ai bëri thirrje për një hetim të pavarur.

“Jam thellësisht i tronditur nga pamjet e civilëve të vrarë në Buça”, tha ai.

“Është shumë i rëndësishme që një hetim i pavarur të çojë kryerësit para drejtësisë”, tha Guterres pasi zyrtarët ukrainas thanë se qindra trupa ishin gjetur, duke akuzuar trupat ruse për krime lufte.

Go to TOP