Limaj e ka quajtur “pishpirik të Ferizajt”ministrin Hekuran Murati

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka ofenduar rëndë ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Limaj në emisionin “Kojshia Show” e ka quajtur Muraitn si”pishpirik i Ferizajt”.

“Qeveria Kurti me ata dy pëllumbat e vet që i ka aty, a i keni parë do që duken me mendje të ndritur, analfabeta janë, ai pishpiriki i Ferizajt, Hekuran Murati, 184 milion euro, prej 700 milionëve iu kanë zhvlerësuar Kosovës, se inflacioni i ka ngrënë. 700 milionë euro nuk e kanë vlerën që e kanë pas në fillim të vitit. 184 milion euro iu kanë humbur atyre 700 milionëve brenda vitit. Ashtu siç janë zhvleftësuar pagat tona duke qëndruar, njëjtë ka ndodhur edhe me 700 milionëshin”, është shprehur Limaj.

Ai ka shtuar se kjo bëhet nga njerëz të pa aftë dhe të dijshëm.

“Po ku e din bre ku ka erë Hekuran Murati se çka është shteti, çka di ai çka është shteti. Ai është një djalë lazdran, me ato fjalë, me ato shpifje, me ato sjellje që ka bërë, prej veteranëve të UÇK-së e deri te sjellja me grevistët. Po veç Kosova bre e bartë atë siç është tallur ai. Ata fyejnë inteligjencën e njeriut, thonë “kemi pasur rritjen më të madhe ekonomike në Evropë”. O qytetarë a vërtet po e lejoni atë të ju trajtojë kështu. Albin Kurti po i konsideron qytetarët si analfabetë”, ka thënë Limaj.

Go to TOP