Kush ka të drejtë në protesta?

Shkruan: Fadil MALOKU

Protestat e sotshme, janë kërkesa të njëmendta apo thjesht një protagonizëm për vetëafirmim politik?

Shtatë arsye, kur protestat janë të shëndetshme për demokracinë;

1. Kur krijojnë mobilizim konstant dhe vigjilent për demokracinë, në kuptimin e “trajnimit” të ndërgjegjes publike qytetare;

2. Kur janë paqësore, dhe jo të dhunshme (sepse, përdorimi i dhunës me automatizëm kthehet bumerang);

3. Kur stimulojnë pjesëmarrjen aktive qytetare për padrejtësitë publike, e jo promovimin e inateve ideologjike;

4. Kur vigjilojnë vëmendjen publike, e jo interesin klanor e grupor qoftë të fraksioneve apo faksioneve të ndryshme të formacioneve politike;

5. Kur, “kujdestarojnë” vetëkënaqësinë eventuale qeveritare duke argumentuar mangësitë e qeverisjes dhe defektet e vendimmarrjeve:

6. Kur nuk kërkojnë protagonizëm medial dhe politik, vetëm shkaku i afirmimit të ca protagonistëve të zhgënjyer me “partiturën” paraprake partiake;

7. Kur nuk e kanë synim dhe rekomandim kontestimin e shtetit , por të pushtetit.

Go to TOP