Klienti kërkon nga berberi fytyrën e Beniadës në kokë, ky është reagimi i modeles

Modelja dhe ish banorja e BBV po përcillet me mjaft kuriozitet nga fansat e saj në rrjetet sociale, ku Beniada po tregon përditshmërinë tani pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip.

Nuk po janë të rralla as intervistat e Beniadës në televizionet shqiptare. Madje së fundmi asaj i ka ndodhur diçka e papritur, gjë të cilën e mësoi edhe ajo vet gjatë intervistës.

E ftuar në Wake Up, Beniada mësoi se një berber plotësoi kërkesën e një klineti për t’i bërë një qethje të veçantë. Ai kërkonte që të bënte fytyrën e Beniadës, gjë të cilën e realizoi berberi Joti dhe sapo e pa, modelja u habit.

Kjo tregon se sa shumë simpati e dashuri ka fituar Beniada gjatë qëndrimit të saj në BBV.

Ndryshe, tani Beniada është bërë edhe pjesë e emisionit “Procesi Sportiv” bashkë me mikun e saj Edi Manushin.

Go to TOP