Kim Kardashian ndryshe nga herë të tjera vendos të shfaqet me një grim të thjesht

Motrat Kardashian janë të njohura për pamjet super të rënda të grimit herë pas here, të cilat janë perfekte për mbrëmjet e tyre fantastike dhe momentet e tapetit të kuq.

Ndaj, kur Kim u shfaq me një grim më të thjesht, i cili është aq i pastër sa duket sikur s’kishte fare grim, ishte shumë e veçantë.

Artisti i saj i grimit, Ash K Holm, postoi një seri fotografish në Instagram, në të cilat Kim ka lëkurë super të shndritshme, me pamje të shëndetshme, vetulla të rregulluara në mënyrë perfekte dhe buzë me nuancë rozë.

Foto: Instagram

Siç thamë, po, ajo ka grim, por mungesa e rimelit dhe penelit të zakonshëm dramatik të Kimit, qerpikët fals dhe bluza shumëngjyrëshe e bëjnë këtë një pamje shumë të bukur të përditshme.

Në foto, Ash shkroi: “Grim i freskët në Kim Kardashian për Skims, ne kemi qenë duke e dashur këtë atmosferë kohët e fundit. Çfarë mendoni ju?”.

Foto: Instagram

Sigurisht, fansat e pëlqyen pamjen dhe postimi u mbush me komente pozitive. 

Go to TOP