Dy të plagosurit në Bardhosh janë burrë e grua
Dy persona kanë mbetur te plagosur nga arma e zjarrit në fshatin Bardhosh të Prishtinës, teksa bëhet e ditur se të njëjtit janë burrë e grua.
Gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë dhe pritet t’i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale.
Teksa hetuesit policorë kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm.