Ish ministrja Bajrami i quan manipulanta zyrtarët e qeverisë së LVV

Zëvendësministri i Arsimit, i Shkencës, i Teknologjisë dhe i Inovacionit, Taulant Kelmendi ka akuzuar ish-ministren tash deputete te LDK-së, Hykete Bajramin për avullimin e një projekti për platformën e digjitalizimit të arsimit, nuk vonoi shumë ku kjo e fundit i quajti manipulues.

Në një reagim në profilin e saj në rrjetet sociale ajo shkruan: “Manipulanta, pyetni Jusuf Thaçin për këtë projekt të vitit 2014-2017. Pyeteni Arben Vitinë si e ka ditë ai për këtë projekt dhe lidhjen e tij me Bekim Kasumin, që e ka implementu këtë projekt”, shkruan ajo.

Bajrami thotë se në MAShTI ka qenë ministre 4 muaj dhe e kam ndaluar fazën e dytë të këtij projekti.

“Për projektin unë jam deklaru, shih artikullin në Kallxo.com të datës 9 prill 2020”, tha ajo.

Kelmendi kishte akuzuar Bajramin për platformën e digjitalizimit të arsimit e cila i ka kushtuar vendit 5.6 milionë euro, por që kjo platformë nuk gjendet askund. /Kosova.info/


Go to TOP