Ish-kreu i Autoritetit ua kalkulon fitimet tregtarëve – 2 milionë për tri ditë

Ish-kryetari i Autoritetit të Konkurencës së Kosovës, Valon Prestreshi, ka bërë një kalkulim se sa kanë fituar tregtarët pas rritjes së çmimit të vajit.

Sipas Prestreshit, fitimet e tregtarëve kanë qenë mbi dy milionë euro për dy-tri ditë.

“1,000,000 shishe vaj, me cmim bleres 1.45 dhe qmim shites 3.5. Marzh fitimi bruto, 2.05milion. Mi fitu 2.05 milion per 2-3 dite, qdo biznismen, nuk ta bo llaf me hi nburg per nja 2 vjet. Por ktu duhet me bo shteti diqka tjeter. Ata e din veq Autoriteti i Konkurrences”, ka shkruar Prestreshi.

Go to TOP