Haxhillëku nuk iu pranohet nëse e kryeni me metaverse

Presidenca Turke për Çështjet Fetare (Diyanet) ka njoftuar se një vizitë në Qabe përmes metaverses nuk do të konsiderohet një “haxh i vërtetë”.

Pas muajsh diskutimesh, Diyanet arriti në përfundimin se ndërsa një vizitë metaverse në Qabe mund të kryhej, ajo nuk do të llogaritet si një akt i vërtetë fetar.

“Kjo nuk mund të ndodhë. Besimtarët mund të vizitojnë Qaben në metaverse, por kurrë nuk do të konsiderohet një akt i vërtetë besimi. Këmbët e njeriut duhet të prekin tokën”, tha Remzi Bircan, drejtor i shërbimeve të Haxhit dhe Diyanetit, raporton gazeta hurriyet.

Sipas Birçanit, haxhi duhet dhe do të praktikohet duke shkuar në qytetin e shenjtë në jetën reale.

Versioni meta-universal i Qabes është bërë i diskutueshëm mes myslimanëve në mbarë botën pas ngjarjeve në “Iniciativën Virtuale të Gurit të Zi” të Arabisë Saudite në dhjetor të vitit 2021.

Go to TOP