Pence kritikon për herë të parë Trumpin rreth trazirave në Kongresin amerikan

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, ka hedhur poshtë pretendimet e Donald Trumpit se ai mund të kishte ndaluar Joe Bidenin të bëhej president vitin e kaluar.

Në kundërshtimin më të fortë deri më tani, ai tha se presidenti kishte gabuar kur sugjeroi se kishte të drejtë të përmbyste zgjedhjet, raporton bbc.

Një turmë sulmoi Capitolin ndërsa ligjvënësit u mblodhën për të konfirmuar fitoren e presidentit Biden në zgjedhjet e 6 janarit të vitit të kaluar.

“Presidenti Trump e ka gabim. Unë nuk kisha të drejtë t’i përmbysja zgjedhjet. Presidenca i përket popullit amerikan dhe vetëm popullit amerikan”, pohoi Pence.

“Dhe [zëvendëspresidentja aktuale] Kamala Harris nuk do të ketë të drejtë të përmbysë zgjedhjet kur ne t’i mundim ata në vitin 2024”, shtoi ai.

Ndryshe, katër persona vdiqën gjatë trazirave dhe një oficer policie, i cili pësoi dy goditje teksa mbronte ndërtesën, vdiq të nesërmen. 

Go to TOP