Hajnat vjedhin 300 litra naftë në një kamion në Leposaviq

Një person është ka raportuar se persona të panjohur nga kamioni i tij kanë vjedhur 300 litra naftë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më datë 09.07.2022 në fshatin Bello Brod, në Leposaviq.

Siç bëhet e ditur në raport, është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të pa njohur nga kamioni i tij persona kanë vjedhur 300 litra naftë . Është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet”, thuhet në raport.

Go to TOP