Osmani uron Macronin për festën kombëtare: Presim me padurim të forcojmë më tej lidhjen mes dy shteteve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe popullin francez me rastin e festës kombëtare.

Osmani përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se Kosova është krenare për partneritetin e qëndrueshëm me Francën.

“Kosova është krenare për partneritetin tonë të qëndrueshëm, të rrënjosur në vlerat e përbashkëta, besimin dhe respektin. Ndërsa festojmë këtë ditë të veçantë, presim me padurim të forcojmë më tej lidhjen tonë”, ka shkruar Osmani.

Go to TOP