Gjermania njeh patentë shoferët e Kosovës

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se Bundesrati sapo votoi me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Dhuratë e veçantë nga Gjermania për Kosovën në prag të festimit të 14-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Bundesrati sapo votoi me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës.

Përzemërsisht,

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin.

Go to TOP