Guardiola çudit të gjithë me deklaratën e tij: Chelsea dhe River Plate janë më të fortë se Manchester City

Ka shumë të atillë që mendojnë se Manchester City është skuadra më e fortë në botë, por kështu nuk mendon edhe Pep Guardiola.

City është momentalisht lider në Ligën Premier dhe njëra nga skuadrat me futbollin më atraktiv në botë, por Guardiola thotë se nuk janë më të mirët.

Trajneri spanjoll ka thënë se rivali anglez Chelsea dhe ekipi argjentinas River Plate janë skuadrat më të forta në botë.

Kjo për faktin se Chelsea është kampion në fuqi i Evropës dhe River Plate kampioni në fuqi i Copa Libertadores.

“Ne nuk jemi skuadra më e mirë në botë. Arsyeja është e thjeshtë, sepse skuadra më e mirë në botë është Chelsea”.

“Ata kanë fituar Ligën e Kampioneve. Madje, do të thosha se dhe River Plate është më i fortë se Mancheaster City, pasi janë kampionë të Amerikës së Jugut. Mendoj se nuk ia vlen të diskutohet kush është më i miri apo më e mira”, tha Guardiola.

Ndërkohë po zhvillohet Kupa e Botës për klube, ku Chelsea në finale do të përballet me ekipin brazilian Palermias. 

Go to TOP