Getinjo dhe Mozzik në mbështetje të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Të dy reperët njihen si përkrahës të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndërkohë, ata kohë pas kohe ndajnë edhe fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçit dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli të cilët po mbahen në paraburgim në Gjykatën Specilae në Hagë.

Së fundmi, në storien e tij në Instagram, Getinjo ka ndarë dy imazhe të Mozzik i cili shihet bashkë me të dy politikanët në momentet kur ai iu kishte dorëzuar albumin e tij si dhuratë.

Imazhet, reperi i ka përcjellur me mbishkrime. “Na mungon Hashim Thaçi”, si dhe “Së shpejti do të kthehesh i fortë si gjithmonë, Kadri Veseli”, shkroi Getinjo.

Ndryshe, reperët nga Ferizaj asnjëherë nuk kanë kursyer mbështetjen ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-s.

Go to TOP