Digjet një kamion në Prishtinë

Zjarri ka përfshirë një kamion e tri  vetura në lagjen Dardania të Prishtinës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:30, ku në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë , një kamion është përfshirë nga zjarri një kamion.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së, Agron Borovci.

“Dyshohet që nga zjarri  ose tymi të jenë prekur edhe tri vetura përreth kamionit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Deri më tani raportohet për një person  të lënduar. Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha zëdhënësi i PK-së, Agron Borovci. 

Go to TOP