Donaldi stampoi foton e Trixës në bluzën e tij, vjen reagimi i këngëtares

Donaldi është përmalluar për Trixën.

Aktori dhe njëherish banori i formatit Big Brother Vip me anë të një veprimi romantik ka treguar se e ka marrë malli për të dashurën e tij e cila doli javë më parë.

Ai ka stampuar një foto të Beatrixës në bluzën e tij të cilën e ka varur tek shtrati.

Ndërkohë ai po i tregonte Beniadës se në këtë foto Trixa ka dalë shumë mirë, por asaj nuk ia pranonte se s’donte t’i hynte vetja në qejf.

Tutje nuk mungoi as reagimi i këngëtares e cila shprëndau videon duke shkruar me shaka “Pisi nihere”.

Go to TOP