Dosje të RTK’së në Prokurori të Shtetit? Lumezi tregon çka ka folur me bordin dhe drejtuesit e televizionit

Kryetari ri i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, bashkë me ud. të Drejtorit të Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj, kanë takuar Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksander Lumezin. Në këtë takim ku ka qenë i pranishëm edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Prokuroria e Shtetit, Lumezi ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me drejtuesit e ri të RTK-së për të gjitha shqetësimet për çfarëdo shkelje eventuale ligjore që mund të ketë ndodhur në RTK.

“Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Lumezi shprehi gatishmërinë institucionale për të bashkëpunuar me bordin e ri të RTK-së dhe me u.d Drejtorin e Përgjithshëm në adresimin e të gjitha shqetësimeve lidhur me çfarëdo shkelje eventuale ligjore që mund të ketë ndodhur në RTK”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Po ashtu, palët patën diskutime konstruktive dhe konkrete për intensifikimin e bashkëpunimit ndërinstitucional”, thuhet në fund.

Go to TOP