Donaldi mbeti i befasuar kur dëgjoi këngën që Semi i dedikoi historisë së tij me moderatoren Bora Zemani, Ilir e ngacmon hapur aktorin: Kush e ka shkruar tekstin?

Donald Veshaj mbeti dje i befasuar kur dëgjoi këngën e re të mikes së tij, këngëtares Semi Jaupaj, e cila duket se flet për historinë e dashurisë së Bora Zemanit me aktorin. Kënga e ish banores së Big Brother VIP është dëgjuar dhe brenda shtëpisë së famshme. Donaldi dhe Iliri po qëndronin në oborr kur dëgjuan këngën.

Ky i fundit nisi ta ngacmonte aktorin e humorit duke iu drejtuar me pyetjen se kush e ka shkruar tekstin.

“Kush mendon se i ka shkruar tekstin Semit?”, thotë Iliri.

Më pas, ai përmend një pjesë nga teksti duke hamendësuar se mbase projekti muzikor është dedikim nga Bora.

Kujtojmë që Donaldi nisi lidhje të re dashurie me Beatrix Ramosaj në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ai u kritikua shumë nga ndjekësit pasi kishte lënë pezull raportin me Bora Zemanin, të cilën e puthi gjithashtu brenda shtëpisë së famshme.

Go to TOP