Zhduket në mënyrë të mistershme prezantuesi grek, këngëtarja e njohur hedh dyshimet e forta: Ne shkuam sëbashku në SHBA dhe Shqipëri!

Prezantuesi grek Giorgos Marions  është zhdukur në mënyrë misterioze duke shkaktuar jo pak panik tek familjarët dhe miqtë e tij.

Emisione të shumta në shtetin fqinj po i dedikohen humbjes së moderatorit, duke marrë dëshmi nga më të ndryshmet që mund të çojnë në gjetjen e tij. Në emisionin ‘Pamë Danai’ ka folur këngëtarja Polina, e cila është shprehur se Marions i mungon shumë e se nuk ka asnjë kontakt me të.

“U bashkua me ekipin e Giannis Parios dhe filluam një turne. Shkuam në Amerikë dhe në Shqipëri. Në vitin 1978 ai ishte artisti i dytë i madh grek që kaloi kufirin. Giannis Parios është krijesa më bujare që kam takuar ndonjëherë. Është si të kesh një fëmijë 10 vjeç. Ai luan, ngacmon, bën skandale. Fakti që George Marino ka humbur është një zgjedhje personale dhe ne duhet ta respektojmë atë. Ai nuk është një person që zhduket kështu. Ka qenë gjithmonë i shoqërueshëm”, është shprehur këngëtarja.

Go to TOP