“Do të kandidojë për president”/ Lulzim Basha i përgjigjet për herë të parë deklaratave të Sali Berishës

Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim pasditen e së dielës me demokratët e Shkodrës, ku është pritur nga ish-kandidati për kryetar Bashkie, Xhemal Bushati dhe nga kreu i degës Xhevdet Amuli.

Pas takimit Basha ka folur para mediave. I pyetur nga mediat rreth deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha se Basha do të jetë kandidati i Ramës për president, ish-kreu i PD tha se refuzon gjuhën e gënjeshtërt, duke shtuar se sot në PD janë mbledhur rreth non-gratas dhe anti-vlerave.

Pyetje: A do të kandidoni?

Basha: Prej kohësh debati është zhvendosur ku i intereson një grupi njerëzish. Një grusht njerëzish mban peng politikën, mposhtja e këtij sistemi kërkon të kuptojmë ne sa kemi qenë në lartësinë e detyrës. Bashkimi bëhet rreth vlerave ndërkohë që sot në PD mblidhen rreth antivlerave. Refuzoj çdo gjuhë dhe gënjeshtër. PD nuk bën përpara me non grata.

Go to TOP