Cllevio reagon për shpërthimin me tritol në lokalin e Noizyt në Durrës

Në mëngjesin e sotëm (e mërkurë), në lokalin e Noizyt në Durrës është vendosur një tritol.

Sipas mediave në Shqipëri, nga shpërthimi nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Në dëshminë e Noizyt thuhet se reperi është shprehur se ka probleme vetëm me Kleviol Ahmetin i njohur si Cllevio.

Dy ditë më parë ata u përballen me një përleshje fizike.

E një reagim në lidhje me shpërthimin së fundmi e ka bërë edhe Cllevio me anë të disa postimeve që ka hedhur në ‘Instastory’, të cilat i ka fshirë më vonë.

“Qenka prishur lokali bellos”, ka shkruar ai që siç duket i është referuar Noizyt me termin ‘bukuroshi’.

Go to TOP