Çfarë po ndodh me këngëtaren e njohur? “Nuk e keni idenë sa po vuaj”, Ronela Hajati habit me postimin: Jam në periudhën më të keqe të jetës time!

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, që pritet të na përfaqësojë në “Eurovizion 2022” ka bërë një postim në rrjetet socialie ku shprehet se gjendja e saj nuk është fare e mirë.

Duket që këngëtarja po kalon një periudhë shumë të keqe dhe nuk ndihet më optimiste. Ronela ka shprehur disa copëza nga gjendja e saj emocionale, që mesa duket është shumë e ngarkuar.

Ajo ka thënë se, edhe pse, gjatë të gjithë jetës ka qenë pozitive dhe e qeshur, tani ndihet vetëm dhe është në ditët e saj më të këqija.

“Gjatë gjithë jetës time kam qeshur dhe kam qenë optimiste edhe në ditët e mia më të këqija… por tani jam në periudhën më të keqe dhe nuk e keni idenë sa po vuaj, ndërkohë që askujt nuk i intereson për mua. Ndihem shumë vetëm…Nuk e dini se çfarë dikush është duke kaluar”- ka shkruar ajo në “Instastory”.

Rikujtojmë se Ronela është zgjedhur përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision 2022” me këngën “Sekreti”, këngë e cila pati edhe shumë kritika nga artistë të ndryshëm, që mendonin se nuk e kishte potencialin e mjaftueshëm.

Mirëpo, këngëtarja është dukur gjithnjë e pashqetësuar, duke ecur përpara.

Çfarë po ndodh me këngëtaren e njohur? "Nuk e keni
Go to TOP