Bora Zemani largon nga Instagrami Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj

Ndër historitë më të komentuara të dashurisë në vitin që po lëmë pas ishte ajo e moderatores, Bora Zemani dhe aktorit, Donald Veshja.

Lidhja e tyre u bë edhe më publike me hyrjen e aktorit në Big Brother VIP, ku dyshja patën edhe një takim romantik në javët e para të spektaklit.

Kur gjithçka dukej se po shkonte mirë për çiftin, aktori filloi një intimitet të madh me banorën tjetër të shtëpisë, këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Foto: Bora Zemani/Instagram

Dyshja më pas filluan lidhjen e cila po vazhdon akoma, ndërsa mbetet ndër ngjarjet më të komentuara në showbizz-in shqiptar.

Megjithatë, lidhur me këtë trekëndësh prezantuesja ka qëndruar e heshtur, duke reaguar vetëm një herë përmes një postimi në Instastory.

Foto: Donald Veshaj/Instagram

Por, sonte (31 dhjetor), Bora si duket ka vendosur që të kaluarën ta lë pas me fillimin e Vitit të Ri.

Foto: Bora Zemani/Instagram

Kjo sepse, moderatorja e famshme ka larguar nga Instagrami Donaldin, bashkë me të edhe Beatrix dhe Romeo Veshaj.

Foto: Bora Zemani/Instagram

Në anën tjetër, së fundmi u përfol për një distancë dhe ftohje në romancën Donald dhe Beatrix, por si do të rrjedhin gjërat mbetet të shihet.

Go to TOP