Serbët kanë një ‘kërkesë për babadimrin’: Hiqja Serbisë këta gomarë nga qafa

Në rrjetet sociale në Serbi, gjatë ditës së sotme po qarkullon një karikaturë e presidentit Aleksandar Vuçiq i cili në qafë po e bart kriminelin e veriut të Kosovës, Milan Radojçiq.

Karikatura-grafit, përveç që uron vitin e ri 2022, e paraqet Vuçiqin duke thënë “Babadimër, ma hiq vitin tjetër këtë gomar nga qafa”.

Megjithatë, në grupin e Facebookut “Opozita dhe populli kundër Vuçiqit”, anëtarët e kanë shpërndarë karikaturën, me mbishkrimin “Babadimër, hiqja Serbisë këta gomarë nga qafa!”.

Dyshja janë bashkëpunëtorë të ngushtë të Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet – ata kanë qenë të lidhur me krime të rënda disa herë, por asnjëherë nuk janë dënuar gjersa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është përpjekur fuqishëm të mohojë lidhjet me ta.

Në fund të vitit 2021, Milan Radojçiqi, Zvonko Veselinoviqi dhe disa serbë të tjerë, nga SHBA u shpallën persona të padëshirueshëm.

Go to TOP