Bayern Munich dhe Borussia Dortmund i bashkohen garës për transferimin e Armando Brojës

Sulmuesi shqiptar nën pronësi të Chelseat, Armando Broja, i cili është i huazuar te Southamptoni po tërheq interesim të madh nga klubet kryesore në Bundesliga.

20-vjeçari shqiptar ka qenë një zbulim i madh në St Mary’s këtë sezon teksa po zhvillon sezonin si i huazuar nga Chelsea.

Goli i tij në fitoren 3-2 të javës së kaluar ndaj Tottenhamit ishte i gjashti i tij në Ligës Premier dhe i teti në të gjitha garat këtë sezon.

Trajneri i Saints, Ralph Hasenhuttl do të donte ta mbante Brojën për një sezon tjetër ose ta nënshkruante atë përgjithmonë.

Por, me paraqitjet e tij brilante nga java në javë kjo gjë duket gjithnjë e më pak e mundshme.

Klubet më të mëdha evropiane po e monitorojnë me kujdes përparimin e tij dhe tashmë në garë janë futur edhe gjigantët gjermanë.

Sipas The Sun, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë klubet më të fundit që po mbajnë në kontroll situatën e Brojës te Southamptoni.

Chelsea i dha Brojës një kontratë pesëvjeçare përpara se të bashkohej me Southampton dhe kuptohet se ata ende e shohin atë si pjesë e së ardhmes së tyre, por gjithçka do të sqarohet gjatë verës. 

Go to TOP