Arjola Demiri rrëfen se si e pritën në Tropojë skenën e filmit ku ajo puthej me Bujar Asqeriun: Shkalloi farefisi

Aktorja Arjola Demiri është një prej banoreve më të komentuara nga fansat e spektaklit Big Brother VIP.

Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ajo ka rrëfyer për sfidat me të cilat është përballur gjatë jetës së saj personale dhe profesionale.

Në këtë të fundit, ajo kujtoi një rast kur ishte paragjykuar nga mbarë familja e saj, për një rol filmik, në të cilin ajo duhej të puthte një aktor tjetër mashkull.

Bëhet fjalë për filmin “Njerka”, në të cilin aktorja me prejardhje nga Bajram Curri, duhej të puthte aktorin Bujar Asqeriu.

Arjola Demiri në filmin “Njerka” (Foto: Arkiv)

Gjatë një bisede me banoren tjetër të shtëpisë, Einxhelin, Arjola ka treguar se si fisi i saj kishte “shkalluar”, me të parë skenën intime të filmit.

“Një shtëpi shkalloi. Bëra filmin ‘Njerka’, që isha në film me Bujar Asqeriun që puthesha, shkalloi farefisi. Edhe mami më thoshte; çfarë faji kam unë…. I thashë mamit se në momentin që askush edhe nëse më kanë zgjatur dorën edhe më kanë thënë më kërko… Jemi shumë të lidhur edhe i thashë në momentin që ky është profesion dhe ka edhe këtë edhe më keq!”, ka treguar aktorja tropojane.

Arjola përndryshe në një rrëfim të sinqertë të bërë javë më parë kishte treguar edhe se sa vështirë e kishte pranuar faktin familja e saj që ajo donte të bëhej aktore dhe kishte regjistruar Akademinë e Arteve në Tropojë.

Ajo thoshte se fryma në të cilën është rritur dhe mentaliteti që mbizotëron në zonat e veriut, kanë qenë sfida të mëdha drejt aftësimit të saj profesional në këtë fushë.

Arjola Demiri në Big Brother VIP (Foto: Top Channel)

Go to TOP